Mbyllen 15 karburante, kishin parregullësi me licensat

Publikuar tek: ekonomi, më 14:36 04-09-2017 Mbyllen 15 karburante, kishin parregullësi me licensat

Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë së Rendit vendosën mbylljen 15 biznese nga 60 të tilla që ndodhen përgjatë aksit Elbasan- Metalurgjik.

Gjatë verifikimeve ka rezultuar se subjektet nuk kanë pasur licensë ose nuk e kanë rinovuar atë.

Kryeinspektori i Policisë Bashkiake nënvizon se më parë kompanive iu ishte bërë lajmërimi për të plotësuar dokumentacionin, shkruan oranews.

“Para një jave ju është lënë afat për të shlyer detyrimet dhe lidhjen e kontratës përsëri. Nga ana e këtyre subjekteve që po bllokohen sot nuk është marrë asnjë masë. Duke qenë përpara këtij fakti jemi detyruar që të bllokojmë aktivitetin e këtyre subjekteve deri në lidhjen e kontratës dhe shlyerjen e detyrimeve që kanë”, thotë Aurel Kaja.

Mësohet se kontrollet do të vijojnë pasi nga ana e Policisë Bashkiake subjektet janë njoftuar dhe u është lënë një javë kohë për të aplikuar për lincensa të reja.

Po ashtu, aksioni do të shtrihet edhe në pikat e furnizimit me gaz të cilat u shërbejnë jo vetëm automjeteve, por edhe qytetarëve duke mbushur bombulat për ngrohje dhe gatim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023922920227051
array(1) { ["section"]=> string(59) "mbyllen-15-karburante-kishin-parregullesi-me-licensat-91126" }