"Mbyllen 1747 biznese”, Ahmetaj i përgjigjet Bashës: Ekonomia matet me shifra jo emocione politike

Publikuar tek: barometri, më 08:22 11-02-2018

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se gjatë muajit janar janë mbyllur 1747 biznese.

Ndërsa pas kësaj Ahmetaj ka reaguar duke i’u kundërpërgjigjur Bashës se ekonomia matet me shifra jo me emocionoe politke.

“Në janar 2018 janë regjistruar ne Qendren Kombetare te Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë c’regjistruar 732”, shprehet ndër të tjera Ahmetaj.

Reagimi i plotë:

Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, pertej emocioneve politike, jane lehtesisht te verifikueshme.

Në janar 2018 janë regjistruar ne Qendren Kombetare te Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë c’regjistruar 732. Efekti neto, është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2017, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar.

Përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës se biznesit është sfidë që vazhdon, por koha kur bizneset mbyllnin qepenat për shkak të frikës e pasigurisë, për shkak të gjobave elektorale dhe borxheve kolosale të qeverisë ndaj tyre, është e shkuar e largët për sipërmarrjen shqiptare

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22882413864136
array(1) { ["section"]=> string(101) "mbyllen-1747-biznese-ahmetaj-i-pergjigjet-bashes-ekonomia-matet-me-shifra-jo-emocione-politike-109870" }