Mbyllen 40% e bizneseve në Elbasan, nuk kanë paguar taksat e sigurimet e punonjësve

Publikuar tek: aktualitet, më 13:21 30-01-2015 Mbyllen 40% e bizneseve në Elbasan, nuk kanë paguar taksat e sigurimet e punonjësve

Grupi Task- Forcë i Tatim-taksave të Tiranës ka mbyllur 40% të biznesve që vepronin në Elbasan. Pas aksionit për kontrollin e bareve, berberhaneve, restoranteve dhe fastfudeve, ekspertët kanë gjetur se këto aktivitete nuk kanë patur rregullsi në pagesën e taksave, tatimeve dhe pagesën e sigurimeve të punonjësve. Aksioni është kryer në zonën e Universitetit  "Aleksandër Xhuvani".

Nga burimet e grupit të kontrollit, mësohet se vetëm 60% e biznesve në qytetin e Elbasanit u janë nënshtruar ligjeve të shtetit për të paguar të gjitha taksat por njëkohësisht për të paguar siguracionet shoqërore dhe shëndetësore të stafeve të tyre.

Masa drastike e mbylljes së aktivitetit është marrë pas paralajmërimeve të bëra nga autoritetet e tatim-taksave për shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit, por kompanitë e shërbimit nuk u janë bindur, duke e lënë fatin e ecurisë së biznesit në dorë të grupit Task-Forcë ardhur nga kryeqyteti.

Mësohet se paralajmërimet për shlyerjen e detyrimeve janë bërë ditë më parë nga Drejtoria e Tatim-Taksave të Elbasanit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I del i shoqi nga burgu, zhduket gruaja pas sherrit
Forcat e Armatosura mbrojnë veten: Mos na akuzoni vetëm prej një rasti »
Article Logic
Execution time: 0.010961055755615
array(1) { ["section"]=> string(86) "mbyllen-40-e-bizneseve-ne-elbasan-nuk-kane-paguar-taksat-e-sigurimet-e-punonjesve-1925" }