MBYLLEN hetimet për GRABITJEN e RINASIT, dosja me 8 të pandehur dërgohet për gjykim (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:34 20-10-2020 MBYLLEN hetimet për GRABITJEN e RINASIT, dosja me 8 të pandehur dërgohet për gjykim (EMRAT) Të pandehurit e grabitjes së Rinasit

Përfundojnë hetimet për grabitjen e një viti më parë në Aeroportin e Rinasit, Prokuroria dërgon për gjykim dosjen.

Më shumë se 6 milion euro u rrëmbyen rreth një vit më parë, në prill të 2019, nga grupi kriminal që e kishte menduar me detaje skemën e grabitjes.

Të pandehur janë tetë persona, ndër ta vëllezërit Çala, si dhe i shumëkërkuari nga drejtësia Talo Çela.

Të pandehur: Eldi Çala, Klement Çala, Oltion Veseli, Talo Çela, Saimir Çela, Elton Pikli, Renaldo Sula, Alkond Bengasi

Ndërsa për Ragip Hajdinin, i njohur edhe me pseudonimin “daja”, janë pushuar akuzat pasi ndërroi jetë në burg pak muaj më parë.

Në këtë grabitje mbeti i vrarë Admir Murataj, i konsideruar si "koka e grupit", ndërsa seria e vrasjeve dhe atentateve do t'i ndiqte nga pas të gjithë pjesëmarrësit.

Kujtojmë vrasjen e dyfishtë të Viktor dhe Besmir Haxhias, ku i dyshuari kryesor ende në arrati, Talo Çela, mendohet t'i ketë ekzekutuar për shkak të ngatërresave që kishin lindur me paratë e grabitjes në Rinas, të cilat Talo Çela ua kishte dhënë dy vëllezërve t'i ruanin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i FMN për ekonominë, Meta i shqetësuar: Shqipëria parashikon uljen ekonomike më të lartë në rajon, do të thellohet papunësia dhe varfëria
Do bëhet UNAZA, hëngri tre koka deputetësh, na mori edhe tre vjet…Erion VELIAJ entuziast për punën e fadromave që në mëngjes (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.013431072235107
array(1) { ["section"]=> string(95) "mbyllen-hetimet-per-grabitjen-e-rinasit-dosja-me-8-te-pandehur-dergohet-per-gjykim-emrat-224404" }