Mbyllen hetimet për ngjarjen në ish- Bllok/ Marviol Bilo nën akuzë për vrasje, Ervis Martinaj dhe i dashuri i Elvana Gjatës merren të pandehur

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 20-02-2020 Mbyllen hetimet për ngjarjen në ish- Bllok/ Marviol Bilo nën akuzë për vrasje, Ervis Martinaj dhe i dashuri i Elvana Gjatës merren të pandehur

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar ditën e sotme hetimet për ngjarjen e ish-Bllokut më 4 tetor të vitit të kaluar.

Mësohet se janë marrë të pandehur Ervis Martinaj, Marviol Bilo dhe Ervin Mata.

Sakaq, bëhet me dije se ndaj komandos së Forcave Ushtarake Marviol Bilo, njëherazi kushëriri i këngëtares Elvana Gjata është ngritur akuza e ‘Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave’ në dëm të Fabiol Gaxha dhe akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave mbetur në tentative'  është ngritur ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Elion Hato.

Ngjarja e 4 tetorit:

Sherri fillimisht ka nisur mes komandos Mervjol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Mervjol Bilo t'i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

Pas përplasjes me armë Mervjol Bilo dhe Ervin Mata ishin të kërkuar nga drejtësia.

Mata u dorëzua ndërsa Bilo vazhdon të jetë ende në kërkim. Asokohe u tha se "mollë sherri" për ngjarjen ishte këngëtarja Elvana Gjata, e cila ishte e fejuara e Ervin Matës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071859359741211
array(1) { ["section"]=> string(146) "mbyllen-hetimet-per-ngjarjen-ne-ish-bllok-marviol-bilo-nen-akuze-per-vrasje-ervis-martinaj-dhe-i-dashuri-i-elvana-gjates-merren-te-pandehur-195851" }