Mbyllen shkollat në Francë, temperaturat shkojnë në 40 gradë

Publikuar tek: bota, më 15:49 26-06-2019 Mbyllen shkollat në Francë, temperaturat shkojnë në 40 gradë

Franca ka nisur të mbyllë dhjetëra shkolla, për shkak të temperaturave të larta, që pritet të shkojnë  të enjten mbi 40 gradë C.

Gati 50 shkolla në jug të Parisit, u mbyllën për shkak se nuk kishin mjaftueshëm ajër të kondicionuar.

Nesër, sipas mediave vendase, do të mbyllen edhe shkollat në ‘Val-de-Marne’ dhe ‘Seine-et-Marne’ në afërsi të kryeqytetit francez.

Ndërkohë zyrtarët francezë kanë vendosur që duke nisur nga e mërkura, në Paris dhe në Lyon të lejohet vetëm qarkullimi i automjeteve që ndotin më pak.

Drejtuesve te automjeteve u janë ofruar vende parkimi falas, për ti inkurajuar të përdorin transportin publik në vend të makinave të tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13618397712708
array(1) { ["section"]=> string(66) "mbyllen-shkollat-ne-france-temperaturat-shkojne-ne-40-grade-169861" }