Mbyllen zgjedhjet parlamentare në Spanjë, triumfojnë socialistët në pushtet

Publikuar tek: bota, më 12:23 11-11-2019 Mbyllen zgjedhjet parlamentare në Spanjë, triumfojnë socialistët në pushtet Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez fiton mandatin e dytë qeverisës

Partia Socialiste Spanjolle fitoi zgjedhjet e parakohshme të ditës së diel duke u renditur e para mes forcave të shumta politike në vend.

Forca e qendrës së majtë siguroi 120 vende në parlament, ndërsa pas tyre u renditën kundërshtarët historikë të  Partisë Popullore me 88 vota. Një hapësirë të madhe fitoi dhe forca e së djathtës ekstreme Vox duke marrë një rezultat të papritur: 52 deputetë.

Megjithatë, socialistët nuk fitojnë të drejtën të drejtojnë qeverinë pasi kanë fituar  më pak se gjysma e 350 vendeve në parlament. Rritje të numrit të deputetëve patën dhe forcat politike të minoriteteve baske dhe katalanase.
Spanja është futur në një spirale të rrezikshme politike teksa brenda 4 viteve ka mbajtur 4 palë zgjedhej të parakohshme. Nga ana tjetër,  Spanja është njëri prej vendeve me papunësinë më të lartë në BE.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021682977676392
array(1) { ["section"]=> string(81) "mbyllen-zgjedhjet-parlamentare-ne-spanje-triumfojne-socialistet-ne-pushtet-185465" }