Mbyllet Ambasada false e SHBA-ve në Gana, kishte 10 vite që lëshonte viza të rregullta

Publikuar tek: bota, më 22:19 04-12-2016 Mbyllet Ambasada false e SHBA-ve në Gana, kishte 10 vite që lëshonte viza të rregullta

Autoritetet në Gana kanë mbyllur një “Ambasadë Amerikane” e drejtuar nga një rrjet kriminal që kishte plot 10 vite që jepte viza autentike amerikane të siguruara në mënyrë ilegale.

Ambasada ndodhej në kryeqytetin e Ganës, Accra, në një ndërtesë dy katëshe ngjyrë rozë dhe me çati metalike. Në pjesën e jashtme valëvitej flamuri amerikan ndërsa në murin brenda qëndronte e varur fotografia e Barack Obamës, raporton Newsbomb.al.

Ambasada false nuk drejtohej nga autoritetet amerikane por sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, drejtohej nga një grup kriminal i përbërë nga shtetas ganezë dhe turq.

Një vizë autentike por e siguruar në rrugë ilegale lëshohej për 6 mijë dollar, ndërsa “Ambasada” shpërndante edhe dokumente identifikimi false. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007317066192627
array(1) { ["section"]=> string(91) "mbyllet-ambasada-false-e-shba-ve-ne-gana-kishte-10-vite-qe-leshonte-viza-te-rregullta-61596" }