Mbyllet faqja online e “Zaman”, njerëzit e Erdogan lënë një mesazh

Publikuar tek: bota, më 15:44 06-03-2016 Mbyllet faqja online e “Zaman”, njerëzit e Erdogan lënë një mesazh

Tashmë gazeta më e madhe në Turqi, Zaman, është totalisht në duart e njerëzve të presidentit Rexhep Taip Erdogan. Policia bastisi dje zyrat e gazetës opozitare, e cila akuzohet për lidhje me organizatën e Fethullah Gulen, që pushteti i Erdogan e konsideron si terroriste.

Sot është mbyllur edhe versioni online i gazetës, me qëllim fshirjen e lajmeve kundër presidentit të vendit.

Por, ironikisht, personat që kanë marrë tashmë në administrim gazetën kanë lënë një mesazh për lexuesit: “Webiste i gazetës Zaman është në rikonstruksion. Rikthemi sa më shpejtë me më shumë cilësi dhe paanshmëri për lexuesit tanë”.

Ky vendim i Ankarasë është kundërshtuar fortë nga organizatat e gazetarëve në mbarë botën, si dhe nga Bashkimi Europian apo Këshilli i Europës.

Me qindra protestues janë përleshur me policinë pas bastisjes së zyrave të gazetës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kamikazi shpërthen në Irak, humbin jetën mbi 30 persona dhe plagosen 60 të tjerë
Ja si duken sot kufijtë mes shteteve europiane (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.015552043914795
array(1) { ["section"]=> string(69) "mbyllet-faqja-online-e-zaman-njerezit-e-erdogan-lene-nje-mesazh-34375" }