Mbyllet faza e katërt e përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së, ja cilat janë ‘sfidat’ e tjera që duhet të kalojnë kandidatët

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 27-10-2020 Mbyllet faza e katërt e përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së, ja cilat janë ‘sfidat’ e tjera që duhet të kalojnë kandidatët FotoMontazh: Kreu i BKH Aida Hajnaj

Byroja Kombëtare e Hetimit, e quajtur dhe FBI-ja shqiptare, ka mbyllur fazën e katërt të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për hetues në këtë strukturë. Mësohet se në fazën e fundit, Testi i Esesë, kanë kaluar 103 kandidatë, punimet e të cilëve janë vlerësuar nga një komision i caktuar.

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar fazën e katërt, 103 kandidatët për hetues do të kalojnë dhe disa “sfida” apo “filtra” të tjerë për 60 vende. Kanidatët që kanë kaluar Testin e Esesë do të intervistohen, do kalojnë në vetting, si dhe në makinën e së vërtetës (poligrafi).

Që të kualifikohen dhe të jenë një nga 60 hetuesit e BKH që do të dërgohen më pas për t’u trajnuar në bazën e FBI-së në Virginia, SHBA, kandidatët duhet të kalojnë të treja “sfidat” e mësipërme. Pra, duhet të kalojnë me sukses vettingun, poligrafin dhe intervistën. Në të kundërt, nëse nuk kalojnë një nga tre proceset, do të skualifikohen.

Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Ata do t’i bashkohen një skuadre elitë që mbështesë Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përndiqte dhe dhunonte ish-partnerin, arrestohet 35 vjeçarja në Vlorë
Gjashtë edukatore preken nga COVID, mbyllet kopshti në Peqin »
Article Logic
Execution time: 0.012475967407227
array(1) { ["section"]=> string(125) "mbyllet-faza-e-katert-e-perzgjedhjes-se-hetuesve-te-bkh-se-ja-cilat-jane-sfidat-e-tjera-qe-duhet-te-kalojne-kandidatet-225324" }