Mbyllet faza e parë, jashtë skeme abuzuesit: Ja rastet me 4 makina, vila e paga 1.5 milion që përfitonin ndihmë ekonomike

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 16-02-2018 Mbyllet faza e parë, jashtë skeme abuzuesit: Ja rastet me 4 makina, vila e paga 1.5 milion që përfitonin ndihmë ekonomike

Skandal! Nga vlerësimi i parë i aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike, e cila po shtrihet në të gjitha qarqet e vendit kanë rezultuar se përfitues ishin persona që posedonin nga 4 makina, vila, apo kishin të ardhura që rrinin mbi 1.5 milion lekë.

Kjo skemë garanton që pagesa e ndihmës ekonomike shkon te familjet më në nevojë por mesa duket nuk ka rezultuar kështu nga vlerësimi.

Sakaq, për herë të parë, siç shpjegoi zv.ministrja e Shëndetësisë Bardhylka Kospiri, me skemën e re kanë patur mundësi aplikimi 18 mijë aplikues të cilët deri dje përjashtoheshin për shkak të kritereve përjashtuese të skemës së vjetër.

r.jpg

r1.jpg

r2.jpg

r3.jpg

FJALA E BARDHYLKA KOSPIRIT:

Sistemi i ri është transparent. Kjo skeme funksionon përmes regjistrit elektronik, i cili duke qenë i lidhur me të gjitha sistemet online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimet shoqërore, etj ELEMINON abuzuesit, të cilët deri dje përfitonin PA TË DREJTË pagesën e ndihmës ekonomike dhe numri rritej artificialisht, duke bërë që fondi të copëtohej në shuma të papërfillshme për familjet që janë vërtet në nevojë.

Për ta konkretizuar, cfare ben sistemi automatik?

Nxjer jashte abuzuesit sic jane keto raste me 4 makina apo page 1.5 milion dhe përfitonin ndihmë ekonomike.

Dhe janë evidentuar mijëra raste te tilla, të cilët përfitonin ndihme ekonomike në kurriz të atyre që ishin në nevojë dhe sot e përfitojnë ndihmën ekonomike të plotë.

Po ku shkojnë sot fondet e ndihmës ekonomike:

Keto fonde sot i perfiton nje familje qe deri dje merrte nje pagese minimale, edhe vetëm 1 mije lekë, ndersa sot merr ndihme te plote 8 mijë lekë.

Pra me skemen e re ka vetëm ndihmë ekonomike të plotë!

Pas fazes se pare, ka nisur verifikimi rast pas rasti nga sistemi elektronik dhe po vijohet edhe me verifikim në terren.

Cdo ditë po identifikohen derë më derë të gjithë ato familje që nuk janë kualifikuar në këtë fazë. Dhe sigurisht ka familje në nevojë të cilat nuk arrijnë të plotësojnë kriteret dhe nuk përfitojnë nga skema, por këto familje nuk e humbasin mbështetjen ekonomike.

Nëpërmjet rivlerësimit ato rikthehen si pjesë e skemës duke aplikuar në Bashki. Te gjitha Bashkive u është dhënë një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike për këto familje që nuk plotësuan kriteret për t’u futur në sistem.

Ndaj i drejtohemi cdo familje që nuk ka fituar ne kete faze, por që realisht është në nevojë, që të paraqiten menjëherë për aplikim pranë bashkive, të cilat duhet të përdorin fondin e vënë në dispozicion për këto raste, fond i cili tashmë eshte dyfishuar nga 3 ne 6% .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012573003768921
array(1) { ["section"]=> string(125) "mbyllet-faza-e-pare-jashte-skeme-abuzuesit-ja-rastet-me-4-makina-vila-e-paga-1-5-milion-qe-perfitonin-ndihme-ekonomike-110436" }