Mbyllet Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, preken nga COVID disa punonjës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:54 27-10-2020 Mbyllet Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, preken nga COVID disa punonjës

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë është mbyllur për shkak se disa punonjës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Bëhet me dije se pezullimi i punës në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, do të jetë deri më 30 tetor.

Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria gjyqësore që lidhet me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari relator, si dhe shërbimet gjyqësore e administrative të ngutshme moskryerja e të cilave passjell humbje të afateve të parashikuara në ligj

Njoftimi i plotë:

Kёshilli i Gjykatёs Administrative tё Apelit, nё mbledhjen e zhvilluar nё datёn 27 Tetor 2020, nё kushtet kur rezulton se disa prej punonjësve të administratës gjyqësore kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID 19 dhe po trajtohen nga ana mjeksore për këtë infeksion, në funksion tё reduktimit të transmetimit të infeksionit midis punonjësve apo dhe përdoruesve të gjykatës dhe sigurimit të zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID 19, për t’i siguruar punonjësve standartin e nevojshëm në punë dhe sigurinë për shëndetin e tyre, me vendimin nr.6 datë 27.10.2020 vendosi:

-Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit.

-Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria gjyqësore që lidhet me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari relator, si dhe shërbimet gjyqësore e administrative të ngutshme moskryerja e të cilave passjell humbje të afateve të parashikuara në ligj.

-Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, do të jetë deri në datën 30.10.2020.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetët holandezë ‘gozhdojnë’ me pyetje homologët shqiptarë: Krimi, korrupsioni, Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi, sa keni avancuar?
Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, zbardhet skema se si i mashtronin të rinjtë »
Article Logic
Execution time: 0.013297080993652
array(1) { ["section"]=> string(87) "mbyllet-gjykata-administrative-e-apelit-ne-tirane-preken-nga-covid-disa-punonjes-225361" }