Ka përfunduar java e 6-të e Superligës Shqiptare, e cila sheh në krye të klasifikimit Vllazninë, pas fitores minimale 1-0 ndaj Bylisit në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët kanë përfituar edhe nga barazimi i Partizanit në derbin ndaj Tiranës për të marrë të vetëm kryesimin me 13 pikë.
Vazhdon ngjitja për Kukësin, që pas fillimit të dobët të kampionatit e ka marrë veten, duke koleksionuar 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit. ditën e sotme kuksianët mposhtën Apoloninë me rezultatin 1-0, duke i uruar mirëseardhjen trajnerit Gega në mënyrën më të mirë të mundshme. Kujtojmë se Skënder Gega ishte i shtruar në Turqi për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por fatmirësisht ia doli ta fitonte “ndeshjen e jetës”.
Zhgënjen sërish Teuta, që koleksionon barazimin e pestë radhazi, këtë herë me Kastriotin në “Niko Dovana”, duke mos përmbushur pritshmëritë e fillimsezonit, ku durrsakët ishin një nga kandedatet për të fituar titullin kampion.
Ditën e djeshme u luajt edhe derbi Tirana-Partizani që përfundoi me rezultatin 0-0, në një ndeshje që prodhoi shumë pak për sportdashësit, por u komentua për 2 episode të dyshimta ku bardheblutë pretendonin për penallti.
Kryeson Vllaznian me 31 pikë e ndjekur nga Partizani me 11 pikë, ndërsa renditjen e mbyllin Bylis me 4 pikë dhe Apolonia me 2.
Renditja: