Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Yuri Kim: Po bëhet progres. Besoj se do merrni vendime të mençura, faleminderit që vendosni Shqipërinë të parën

Publikuar tek: aktualitet, më 21:34 28-05-2020 Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Yuri Kim: Po bëhet progres. Besoj se do merrni vendime të mençura, faleminderit që vendosni Shqipërinë të parën Yuri Kim

Ka përfunduar mbledhja maratonë prej më shumë se tre orësh e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Ndërkohë palët kanë rënë dakord për disa pika, përfshirë këtu hetimin e krimeve zgjedhore nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), hapja e kutive të votimit, hapja e materialeve zgjedhore, monitorimi i qendrave zgjedhore, identifikimi biometrik i zgjedhësve (pjesërisht).

Ndërkohë ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Përmes një shënimi në Twitter, Kim ka përgëzuar palët, duke shpresuar se do të merren vendime të rëndësishme.

"Më vjen mirë të shoh se Këshilli Politik për reformën zgjedhore po bënë më shumë progres. Unë i kam takuar të gjithë anëtarët dhe besoj se ata do të marrin vendime të mençura. Faleminderit që po vendosni të parën të ardhmen e Shqipërisë".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097670555114746
array(1) { ["section"]=> string(152) "mbyllet-mbledhja-e-keshillit-politik-yuri-kim-po-behet-progres-besoj-se-do-merrni-vendime-te-mencura-faleminderit-qe-vendosni-shqiperine-te-paren-208203" }