Mbyllet mbledhja e parë e Komisionit të PD për zgjedhjen e kandidatëve për deputet, Mustafaj: Shpresoj që në fund të dal i paturpëruar

Publikuar tek: politike, më 12:21 04-08-2020 Mbyllet mbledhja e parë e Komisionit të PD për zgjedhjen e kandidatëve për deputet, Mustafaj: Shpresoj që në fund të dal i paturpëruar Besnik Mustafaj

Është mbyllur mbledhja e parë e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të Partisë Demokratike me kryetarin Lulzim Basha.

Në fund të mbledhjes ka folur një nga anëtarët e këtij komisioni, Besnik Mustafaj, i cili është shprehur se ky komision është seriozisht i angazhuar për të zgjedhur personat me vlera më të mira si kandidatët e ardhshëm të Pd në zgjedhje.

Mustafaj ka thënë se shpreson që në fund të këtij procesi të dalë i paturpëruar, pasi sipas tij kjo është detyra më komplekse që ka marrë ndonjëherë përsipër.

"Jemi seriozisht të angazhuar të zgjedhim vlerat më të mira të këtij kontigjenti. Gjërat janë në vazhdim. Shpresoj të dal në fund të këtij procesi i paturpëruar pasi është detyra më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër", u shpreh Mustafaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010453939437866
array(1) { ["section"]=> string(139) "mbyllet-mbledhja-e-pare-e-komisionit-te-pd-per-zgjedhjen-e-kandidateve-per-deputet-mustafaj-shpresoj-qe-ne-fund-te-dal-i-paturperuar-216032" }