Mbyllet me 22 të vrarë lufta me ‘’grupin e armatosur’’ në Kumanovë, nuk dihen emrat e shqiptarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 06:53 11-05-2015 Mbyllet me 22 të vrarë lufta me ‘’grupin e armatosur’’ në Kumanovë, nuk dihen emrat e shqiptarëve Policia në Kumanovë, gjatë aksionit

Mbyllet me një bilanc tragjik ndërhyrja e policisë maqedonase në lagjen e ‘’Trimave’’ në Kumanovë. 22 persona kanë humbur jetën, ndër të cilët 8 janë policë. Te shqiptarët duket se janë pasojat më të mëdha, ku 14 prej tyre kanë humbur jetën, të konsideruar nga autoritetet maqedonas si ‘’ish-anëtarë të UÇK-së së Kosovës’’. UÇK-ja, nëpërmjet pjestarëve të saj, hedh poshtë informacionet se ata janë luftëtarë, por deklaron se viktimat janë civilë. Ende nuk është bërë publik identiteti i shqiptarëve të vrarë. 37 oficerë policie janë plagosur. Mësohet se për këtë situatë janë arrestuar 30 persona.

UÇK-ja, e përmendur nga autoritetet maqedonase tha në një deklaratë se: ‘’Ne hedhim poshtë me përbuzje këtë inskenim të turpshëm dhe amator…”. Në një komunikatë të dytë, një anëtar i UÇK-së tha: “Këtë situatë e ka inskenuar shteti maqedonas, për arsye se ata e humbën luftën në ora 11. Për t’u nxjerrë me fitore kanë vazhduar me popullatë, e për t’i mbuluar vrasjet e tyre me popullin civil i kanë paraqitur si UÇK edhe civilët. Nga pjestarët e UÇK-së s’ka të vrarë e as të dorëzuar, veç të plagosur dy persona’’.

Beteja e Kumanovës sipas këtij pjestari që ka dashur të mbetet anonim, ka ndodhur për nder të Harun Aliut, që u vra ditë më parë në Radushë të Shkupit, planifikuar për datën 12 maj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bukë falas për këdo që nuk ka mundësi ta blejë
Hahn: Qeveria dhe opozita të mënjanojnë nga funksionet publike personat e akuzuar »
Article Logic
Execution time: 0.014430999755859
array(1) { ["section"]=> string(98) "mbyllet-me-22-te-vrare-lufta-me-grupin-e-armatosur-ne-kumanove-nuk-dihen-emrat-e-shqiptareve-10839" }