Mbyllet një tjetër gazetë në Turqi, mbështeste kurdët

Publikuar tek: bota, më 15:41 16-08-2016 Mbyllet një tjetër gazetë në Turqi, mbështeste kurdët

Një tjetër e përditshme është mbyllur në Turqi. Një gjykatë tuke ka dhënë vendimin për mbylljen e përkohshme të gazetës "Ozgur Gündem", pasi akuzohet se propagandonte idetë e popullësisë dhe partisë kurde në këtë vend, që Ankaraja e konsideron terroriste.

Kryeprokuroria Republikane e Stambollit ka paraqitur kërkesë për mbyllje të përkohshme të së përditshmes për shkak të "prishjes së unitetit dhe bashkimit të vendit, me anëtarësimin në organizatën e armatosur terroriste, formimin e organizatës terroriste, ndihmën, drejtimin apo anëtarësimin në organizatë terroriste".

Më parë 7 gazetarë të "Ozgur Gündem" janë arrestuar për të njejtat akuza.

"Ozgur Gündem" është krijuar në vitin 1992 dhe që prej atij viti ka qenë nën sulmet e vazhdueshme të qeverisë turke. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korriku i 2016-ës ishte muaji më i nxehtë i Tokës që prej vitit 1800
Rusia përdor për herë të parë bazat e Iranit për të sulmuar Sirinë »
Article Logic
Execution time: 0.012025117874146
array(1) { ["section"]=> string(58) "mbyllet-nje-tjeter-gazete-ne-turqi-mbeshteste-kurdet-49913" }