Mbyllet protesta e mantelbardhëve në QSUT, kirurgu: Mjekët që shkuan në Kryeministri nuk i preti as Rama dhe as ministrja

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 24-09-2020 Mbyllet protesta e mantelbardhëve në QSUT, kirurgu: Mjekët që shkuan në Kryeministri nuk i preti as Rama dhe as ministrja Protesta e mjekeve te QSUT

Është mbyllur pak minuta më parë protesta e mjekëve në QSUT. Ndërkohë, që ata protestonin para ambienteve të spitalit, një grup tjetër mjekësh kanë shkuar në Kryeministri.

Kiurgu Ibrahim Ruka është shprehur për mediat se as kryeministri Rama dhe as ministrja Manastirliu nuk i kanë pritur mjekët që shkuan në Kryeministri, por kanë nxjerr këshilltarët. Në Kryeministri kanë shkuar për takim mjekët Gent Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi si dhe Arjan Mezini.

“Dhe kryeministri dhe ministrja nuk pranuan të takohen, nxorën këshilltarët. Ky është një mashtrim i madh që është bërë. Do mblidhet Këshilli organizativ dhe do marri vendim. Ne sot jemi mbledhur për një orë. Më pas Këshilli organizativ do mblidhet dhe do marrë vendim për në vazhdim”, tha kirurgu Ruka para QSUT.

Kërkesat e mjekëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01310396194458
array(1) { ["section"]=> string(126) "mbyllet-protesta-e-mantelbardheve-ne-qsut-kirurgu-mjeket-qe-shkuan-ne-kryeministri-nuk-i-preti-as-rama-dhe-as-ministrja-221466" }