Mbyllet restoranti i famshëm i NUSRET, nuk respektoi rregullat anti-covid19, ceremonia e hapjes u filmua nga vetë pronari

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:40 29-09-2020 Mbyllet restoranti i famshëm i NUSRET, nuk respektoi rregullat anti-covid19, ceremonia e hapjes u filmua nga vetë pronari

Vetëm pesë ditë pasi kishte hapur restorantin e tij të ri në Boston, Salt Bae e shefit të guzhinës Nusret, i njohur gjerësisht për mënyrën e hedhjes së kripës në mishin që gatuan, është mbyllur.

Shkak është bërë një video e publikuar prej vetë atij në rrjetet sociale, ku duket se klientët e shumtë që kishin mësyrë në restorant, nuk respektonin asnjë masë ndaj covid-19.

Bordi I licensimit të qytetit vendosi të mbyllë restorantin e ri për shkak të mosrespektimit të rregullave që ndoqën dy inspektime në restorant.

Inspektimi I parë, raportojnë mediat në SHBA, ndodhi në 23 shtator dhe gjeti 9 shkelje, duke përfshirë edhe dy frigoriferë që sipas inspektimit nuk ftohnin sic duhej, mosrespektim të rregullave në vendin e larjes së duarve dhe mbajtjes së ushqimit dhe temperature jo të duhura të paisjes së larjes së enëve.

Inspektorët u rikthyen edhe në datën 24 shtator dhe vunë re se elementët e vlerësuar në inspektimin e parë nuk ishin rregulluar.

Ndërkohë që në raport të bordit të licensimit ishin vendosur edhe problemet e ceremonisë së hapjes në 18 shtator.

Restoranti që ka degë edhe në Abu Dhabi në Dubai, është themeluar nga Nusret Gokce, që u bë I njohur për hedhjen e kripës me video virale në rrjetet sociale. Deri tani ka krijuar një rrjet me 16 restorante, dhe është I treti I hapur në SHBA, pas atij të Nju Jorkut dhe Majamit.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012050867080688
array(1) { ["section"]=> string(126) "mbyllet-restoranti-i-famshem-i-nusret-nuk-respektoi-rregullat-anti-covid19-ceremonia-e-hapjes-u-filmua-nga-vete-pronari-222070" }