Mbyllet restoranti që shërbeu për Bill Gates, Sofia Loren e Klinton…Iu shit kinezëve

Publikuar tek: bota, më 10:55 25-10-2016 Mbyllet restoranti që shërbeu për Bill Gates, Sofia Loren e Klinton…Iu shit kinezëve

“Agata e Romeo” është restoranti ku emra të shquar të botës kanë drekuar e darkuar do të mbyllet. Bëhet fjalë për restoriantin e famshëm në Romë në Itali, që sipas medias italiane të shtunën e kaluar ka ndryshuar pronar. Por lajm në vetvete ishte pritja në ambientet e këtij restoranti të emrave të njohur, që nga Bill Gates te Klinton. Që nga Benigni te Sofia Loren.

Restoranti ekzistonte që në fund të viteve ‘800 me emrin “Hostaria da Gabriele”, një vend ushqimi për muratorët, kur merrnin një makaronë apo një gotë vere të kuqe. E mirëmbante familja e Agata Parisella, një nga pesë fëmijët që I thoshte gjithmonë prindërve: këtë punë s’do ta bëj kurrë.

Por në 1974 ishte pikërisht ajo që bindi bashkëshortin Romeo Caraccio të braktiste studimet për mjeksi dhe për të menaxhuar së bashku restorantin në një aventurë të re.

Por a do të ruhet tradita? Jo. Sot kanë vendosur që tua shesin kinezëve, dhe të kthehet në restorant kinez. E pse? “Ka ndryshuar gjithçka, frekuentimi i lagjes, tipologjia e dyqaneve, oferta e lartë. Kemi vendosur të dalim me kokën lart, duke mbajtur lustrën e “Agata e Romeo”. Për këtë arsye zgjodhëm ta shesim tek një restorant kinez” shpjegon Romeo.

Dhe ka një argument pse nuk u është shitur italianëve. “Nuk do të kishte sens, këtu tani, flasin gjithë gjuhët e botës. Një restorant I ri Italian nuk do të kishte të ardhme, sepse klientela dhe frekuentimi I lagjes ka ndryshuar, për fat të keq, më keq akoma. Ky restorant ishte këtu prej një shekulli, por nga ajo Romë, këtu nuk ekziston asgjë.

Ka pasur të ftuar të famshëm, nga ish presidenti I republikës Francesco Cossiga (që preferonte të rezervonte një tavolinë me verën e tij të preferuar) tek Sofia Loren “një yll pa pretendime, që vinte në kuzhinë për të më falenderuar dhe për të parë me kuriozitet se çfarë gatuhej), kujton Agata.  (Newsbomb.al)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025042057037354
array(1) { ["section"]=> string(89) "mbyllet-restoranti-qe-sherbeu-per-bill-gates-sofia-loren-e-klinton-iu-shit-kinezeve-57313" }