Mbyllet Shkolla Verore, Bregu: Nga nesër jam e papunë

Publikuar tek: politike, më 17:00 08-09-2017 Mbyllet Shkolla Verore, Bregu: Nga nesër jam e papunë

Nga dita e nesërme, deputetja demokrate Majlinda Bregu, është “zyrtarisht” e papunë.

Sot ishte dita e fundit e Shkollës Verore Europiane, që u përshëndet me një videomesazh edhe Johanes Hanh, i cili tha se integrimi kërkon punë të palodhur, dialog intensiv dhe të vazhdueshëm.

Por Bregu, e cila nga nesër e sheh veten si “shtëpiake”, ka kujtuar një shprehje të Çurçillit, duke nënkuptuar se karriera e saj nuk mbyllet këtu.

“Dita e fundit e punës me mandatin e parlamentarit, që do të thotë se nga nesër jam e papunë, por sikurse thotë Çurçilli do mundohem që të përmirësohem, sepse që të përmirësohesh duhet të ndryshosh, por që të jesh i përsosur duhet të ndryshosh vazhdimisht”, u shpreh Bregu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086640119552612
array(1) { ["section"]=> string(57) "mbyllet-shkolla-verore-bregu-nga-neser-jam-e-papune-91621" }