MBYLLET SONDAZHI i NEWSBOMB/ Ja kush është HOTELI me 5 YJE më i votuar nga SHQIPTARËT (RENDITJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:31 01-06-2020 MBYLLET SONDAZHI i NEWSBOMB/ Ja kush është HOTELI me 5 YJE më i votuar nga SHQIPTARËT (RENDITJA) Sondazhi i Newsbomb

Nëse do bëjmë pushime këtë vit, një gjë është e sigurtë: Pushimet do i bëjmë në Shqipëri!

Nga njëra anë ky është një lajm i mirë pasi kështu do i kthejmë sytë pas një kohe të gjatë nga turizmi vendas por nga ana tjetër e gjithë kjo do ngjallë një valë reagimesh e pakënaqësish për cilësinë e shërbimit.

Për të testuar pak cilësinë e resorteve në Shqipëri, newsbomb.al hapi një sondazh për 16 hotelet në Shqipëri që mbajnë 5 yje, ku votuesit do të vlerësonin për shërbimin që këto hotele ofrojnë.

Sondazhi u hap në datën 16 maj, ndërsa është mbyllur mbrëmjen e djeshme, në të cilin kanë marrë pjesë 34.427 qytetarë.

Durrësi duket se mban edhe "ajkën" e hoteleve, pasi tre hotelet më të votuar janë në këtë qytet, ndërsa hotelet e jugut janë vlerësuar negativisht.

Sipas votave të qytetarëve, në vendin e parë, hoteli që i meriton 5 yje është "Rafaelo" në Shëngjin, ku turistët që janë akomoduar atje duket kanë gjetur vërtet një shërbim cilësor.

"Rafaelo" ka marrë 3898 vota, një numër vërtetë i konsiderueshëm dhe me diferencë nga vendi i dytë.

Në vendin e dytë qytetarët kanë votuar "Fafa Hotel" në Durrës, me 2658 vota.

Vendi i tretë i takon "Prestige Resort" në Golem, i shkëputur pak nga dy vendet e para, por sërish ia ka dalë të jetë më i vlerësuar se 13 hotele të tjerë.

Nga votat e shqiptarëve vihet re se janë disa hotele që me sa duket nuk i meritojnë 5 yjet, pasi numri i votave të marra është shumë i madh te opsioni "3 yje", që do të thotë se shërbimi i ofruar ndaj qytetarëve nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Sipas votuesvë, 3 hotelet që nuk i meritojnë 5 yjet janë:

1- "Kompleksi Lura" me 907 vota në opsionin "3 yje" dhe 329 vota në opsionin "5 yje"

2- "Grupi Harmonia Hotel" me 1062 vota në opsionin "3 yje" dhe 581 vota në opsionin "5 yje"

3- "Demi Hotel" me 720 vota në opsionin "3 yje" dhe 287 vota në opsionin "5 yje"

Këto ishin votat e shqiptarëve në sondazhin e newsbomb.al, ndërsa ju ngelet juve në dorë se ku do të dëshironi t'i kaloni pushimet, pas muajve të vështirë të krijuar nga COVID-19.


1.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009962797164917
array(1) { ["section"]=> string(100) "mbyllet-sondazhi-i-newsbomb-ja-kush-eshte-hoteli-me-5-yje-me-i-votuar-nga-shqiptaret-renditja-208595" }