Mbyllet takimi me aleatët, Basha jep 2 emra për dakordësimin e reformës zgjedhore: Është zvarritur nga mazhoranca (EMRAT)

Publikuar tek: politike, më 12:47 14-01-2020 Mbyllet takimi me aleatët, Basha jep 2 emra për dakordësimin e reformës zgjedhore: Është zvarritur nga mazhoranca (EMRAT)

Pas përfundimit të takimit me aleatët e tij në lidhje me reformën zgjedhore kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediet thotë se reforma është zvarritur me 4 muaj dhe kjo sipas tij ka ardhur për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e mazhorancës.

 “Prej muajit tetor kemi insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Prej shtatorit është kusht i Bundestagut. 4 muaj është zvarritur, mungesë vullneti nga pala ana e mazhorancës", thotë Basha.

Ndërkaq Basha shton se Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë dy emrat e zgjedhur për të dakordësuar për miratimin e reformës . "Rikonfirmojmë qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar pikave të tetorit"- tha Basha.

Basha zhvilloi takim në selinë e PD me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, kreun e Lëvizjes së Zhvillim Kombëtar Dash Shehi, kreu i Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, Shpëtim Idrizi i PDIU dhe Arjan Madhi i PR. PD pritet të paraqesë propozimet e saj për Reformën Zgjedhore dhe kjo është arsyeja e mbledhjes me aleatët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036293983459473
array(1) { ["section"]=> string(124) "mbyllet-takimi-me-aleatet-basha-jep-2-emra-per-dakordesimin-e-reformes-zgjedhore-eshte-zvarritur-nga-mazhoranca-emrat-192022" }