Mbyllet Top Gear, emisioni i makinave një seri e kishte bërë ne Shqipëri (Video)

Publikuar tek: bota, më 14:23 11-03-2015 Mbyllet Top Gear, emisioni i makinave një seri e kishte bërë ne Shqipëri (Video)

Emisioni më i ndjekur televiziv mbi makinat Top Gear mund të ketë ardhur në pikën fundore, të paktën sa i përket këtij sezoni. BBC ka deklaruar dje se ka pezulluar Jeremy Clarkson, drejtuesin e programit për shkak të një konflikti me producentin. Episodi i parashikuar për të djelën e ardhshme, thuhet në deklaratën e BBC nuk do të zhvillohet dhe mbi Clarkson është hapur një hetim.

E ardhmja e Top Gear është kështu e paqartë duke qenë se që në majin e kaluar Clakson ishte akuzuar se kishte përdorur terma racist. Në atë kohë BBC kishte deklaruar se nuk do të toleronte asnjë sjellje tjetër ofensive të çfarë do lloj tipi, në çdo vend apo moment. Dhe duket se po e mbajnë fjalën.

Ndërkohë tre vite më parë Top Gear mbërriti edhe në Shqipëri për një seri të veçante filmimi, me hajdutë që vjedhin makina. Janë të njohura skenat e policëve të cilët ata i përshkruan me cigare në gojë e duke ndjekur makinat e policisë, ndërkohë që një makinë e hodhën nga Qafa e Llogarasë. Hajdutët arritën të mbërrijnë me anije, ndërkohë që xhirimet zgjatën rreth 20 ditë në Shqipëri, me një staf të zgjeruar, të asistuar edhe nga Shqiptarë. Dhe pse u vu në lojë Shqipëria dhe shqiptarët, duket se pati shumë bujë në atë kohë.

“Hajdutët” i krahasuan performancat  e makinave në bazë të shpëjtësisë, duke parë se sa shpejt mund të largohen nga policia pasi kishin grabitur një bankë në Shqipëri dhe pjesa e dytë e cila testonte hapësirën e bagazhit të makinës, duke provuar nëse brënda saj do të mund të futëj një përson i vrarë nga mafia.

Për më shumë mund të ndiqni videon e top gear në Shqipëri.

Video:

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029374122619629
array(1) { ["section"]=> string(82) "mbyllet-top-gear-emisioni-i-makinave-nje-seri-e-kishte-bere-ne-shqiperi-video-5543" }