Mbyllet votimi i PD për kandidatët për deputetë në Kukës, Bardhi: Entuziasëm dhe pjesëmarrje masive, do të përfaqësohemi me më të mirët

Publikuar tek: politike, më 19:41 25-09-2020 Mbyllet votimi i PD për kandidatët për deputetë në Kukës, Bardhi: Entuziasëm dhe pjesëmarrje masive, do të përfaqësohemi me më të mirët Gazment Bardhi

Është mbyllur procesi i votimit i mbajtur nga anëtarësia e Partisë Demokratike për të zgjedhur kandidatët për deputetë në qarkun e Kukësit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se pjesëmarrja ishte masive, pasi mbi 70% e anëtarëve votuan për kandidatët për deputetë, ndërsa shton se mes tyre kishte shumë entuziasëm.

“Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës.

Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë.

Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.

Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut.

Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personaliete me integritet. FITORE”, shkruan Bardhi.

Këta janë kandidatët që u votuan nga anëtarësia e Partisë demokratike të qarkut Kukës, ndërsa rezultatet e votimit pritet të dalin më vonë:

Dega Kukës, Qarku Kukës:

1.            ADMIR SINAMATI

2.            ARBEN CEJKU

3.            BASHKIM SHEHU

4.            IBRAHIM BRUKA

5.            SAHIT PRIZRENI

6.            VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

1.            BESNIK DUSHAJ

2.            FERIDE RRAHMANI

3.            ISUF ÇELA

4.            LUSH SUSAJ

5.            MIMOZA HAJDARMATAJ

6.            XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

1.            AVENIR PEKA

2.            DEMUSH KASTRATI

3.            ELEZ MACI

4.            ISMET JAKU

5.            ZENEL KASTRATI

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092489719390869
array(1) { ["section"]=> string(139) "mbyllet-votimi-i-pd-per-kandidatet-per-deputete-ne-kukes-bardhi-entuziasem-dhe-pjesemarrje-masive-do-te-perfaqesohemi-me-me-te-miret-221671" }