Mbyllet votimi në Stamboll/ Kryeson kandidati i opozitës, Erdogan drejt fundit

Publikuar tek: rajon, më 19:35 23-06-2019 Mbyllet votimi në Stamboll/ Kryeson kandidati i opozitës, Erdogan drejt fundit

Sipas rezultateve të para jozyrtare, Ekrem Imamoglu kryeson në votimet për bashkinë e Stambollit.

Qendrat e votimeve janë mbyllur në orën 17:00, me orën lokale.

Ndërsa mediave turke, kandidati i opozitës udhëheq me 53.72% të votave përballë ish-kryeministrit Binali Yildirim, i cili raportohet se ka siguruar 45.37% të votave.

Pas 25 vitesh, që kur Rexhep Taip Erdogan u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994, drejtimi i këtij qyteti do i takojë një force opozitare.

Kurse kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim për Stambollin, Binali Yildirim ka qenë kryeministër i Turqisë prej vitit 2016 deri më 2018 dhe ka shërbyer edhe si ministër i Transportit dhe kryetar i Parlamentit truk.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024874925613403
array(1) { ["section"]=> string(83) "mbyllet-votimi-ne-stamboll-kryeson-kandidati-i-opozites-erdogan-drejt-fundit-169437" }