Mbylli dosjen e Bashës, kush është gjyqtari që është çuar sot për ndjekje penale

Publikuar tek: aktualitet, më 18:31 20-03-2018 Mbylli dosjen e Bashës, kush është gjyqtari që është çuar sot për ndjekje penale ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar ndjekje penale për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Ndaj Imeraj është kërkuar ndjekje penale, dokumentacion i cili i është referuar Prokurorisë së Përgjithshme nga KPK.

Disa javë më parë Imeraj dha dorëheqjen për të shmangur vetting-un duke paraqitur argumentin se ka arsye personale. Imeraj është i njohur për faktin se ka mbyllur dojsen e kreut të PD-së Lulzim Bashës në lidhje me vjedhjen e 230 milionë eurove me Rrugën e Kombit. Në atë periudhë Basha mbante postin e ministrit të Transportit.

Imeraj ka nisur karrieren në 1998, ku mori detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe e mbajti deri në mars të vitit 2005.Imeraj do të kujtohet gjithashtu si një prej dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që votuan pro kërkesës së Partisë Demokratike për rrëzimin e ligjit të Vetingut. 

Me këtë vendim ai kundërshtoi opinionin e Komisionit të Venecias, organit më autoritar dhe kompetent në Europë.

Ndërsa sot njofton KPK se: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marrëveshja e detit, koloneli tregon SA MILJE humbi Shqipëria në 2009
Flet për herë të parë Besnik Imeraj pas precedimit penal: Rama dhe qeveria bëjnë kontrollin e gjyqtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.011237859725952
array(1) { ["section"]=> string(86) "mbylli-dosjen-e-bashes-kush-eshte-gjyqtari-qe-eshte-cuar-sot-per-ndjekje-penale-113932" }