Mbyllja e 6 xhamive, gjykata anulon vendimin e qeverisë në Austri

Publikuar tek: bota, më 10:30 15-02-2019 Mbyllja e 6 xhamive, gjykata anulon vendimin e qeverisë në Austri

Gjykata në Austri ka anuluar vendimin e qeverisë të miratuar vitin e kaluar, për  mbylljen e 6 xhamive.

Sipas mediave vendase, në vendimin e gjykatës thuhet se Departamenti i Shtetit për Çështje Fetare ka bërë një gabim procedural, duke mos i dhënë kohë të mjaftueshme Bashkësisë Fetare Arabe për të korrigjuar mangësitë dhe për këtë ky vendim është i paligjshëm.

Kryeministri austriak Sebastian Kurz qershorin e kaluar deklaroi se vendi i tij, në kuadër të "luftës kundër islamit politik" do të sjellë vendim për të mbyllur 6 xhami dhe dëbimin e disa imamëve për shkak të financimit të tyre nga jashtë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010910987854004
array(1) { ["section"]=> string(71) "mbyllja-e-6-xhamive-gjykata-anulon-vendimin-e-qeverise-ne-austri-152833" }