Mbyllja e aferës DH Albania që ‘i shpëtoi lëkurën’ Bashkim Ulajt, reagon Agron SHEHAJ: I hodhën fajin një 26-vjeçari! Qesharake, skandaloze…

Publikuar tek: politike, më 14:41 23-01-2020 Mbyllja e aferës DH Albania që ‘i shpëtoi lëkurën’ Bashkim Ulajt, reagon Agron SHEHAJ: I hodhën fajin një 26-vjeçari! Qesharake, skandaloze… Bashkim Ulaj-Avdjol Dobi

Agron Shehaj, ish-deputet i PD reagon ashpër ndaj Prokurorisë së Tiranës e cila ka mbyllur hetimet për aferën e DH Albania në Unazën e Re  ku kompania e Bashkim Ulajt, Gener 2 do të përfitonte miliona euro.

Prokuroria ka rrëzuar akuzat për korrupsion, për shpërdorim detyre dhe pastrim parash duke dërguar në gjykatë vetëm akuzën për fallsifikim dokumentash, akuzë qesharake siç e cilëson Shehaj dhe që dënohet vetëm me gjobë ose disa muaj burg. 

Prokuroria të gjithë këtë skandal me miliona euro ia ka ‘faturuar’ 26 vjeçarit Avdjol Dobi i cili asesi nuk mund të këtë vepruar i vetëm.

“Sipas prokurorisë, ky 26 vjeçar ka negociuar për javë të tëra dy kontrata të sofistikuara teknike, me dhjetëra specialistë, drejtues dhe funksionarë të shtetit, dhe ata nuk kanë kuptuar asgjë. Ky është nje nga përfundimet më qesharake dhe më skandaloze, në historinë e Prokurorisë Shqiptare”, tha Shehaj duke u ndaluar edhe te alenca politikanë oligarkë dhe në këtë rast i referohet Bashkim Ulajt të Gener 2.

“Afera DH Albania tregon që këtu sundon korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, që këtu nuk ka vend për njerëzit punëtorë dhe të ndershëm.  
 Në Shqipëri nuk ka investime të huaja, sepse këtu çdo gjë është kapur nga një grusht biznesmenësh grabitqarë, që për të ruajtur pozitën e tyre, ndalojnë hyrjen në treg te çdo kujt tjetër. 

Kjo aleancë politikanë-oligarkë mban peng zhvillimin e Shqipërisë, duke varrosur çdo mundësi që shqiptarët të krijojnë, ndërtojnë dhe gëzojnë frutet e punës dhe të talentit të tyre.  Kjo aleancë politikanë-oligarkë e ka kriminalizuar ekonominë duke mos lënë asnjë mundësi për biznesin e ndershëm.  Kjo aleance politikanë-oligarki ka varrosur çdo hapësirë lirie në ekonomi dhe politikë.  Pa ndëshkuar korrupsionin në Shqipëri nuk do ketë investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune”, tha më tej ish-deputeti. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022302865982056
array(1) { ["section"]=> string(140) "mbyllja-e-aferes-dh-albania-qe-i-shpetoi-lekuren-bashkim-ulajt-reagon-agron-shehaj-i-hodhen-fajin-nje-26-vjecari-qesharake-skandaloze-192927" }