Mbyllja e gazetës MAPO, Bujar Kapexhiu: Lajm i trishtueshëm, uroj të jetë e përkohshme

Publikuar tek: aktualitet, më 09:27 20-12-2019 Mbyllja e gazetës MAPO, Bujar Kapexhiu: Lajm i trishtueshëm, uroj të jetë e përkohshme Artisti dhe mjeshtri i i karikaturave, Bujar Kapexhiu

Artisti dhe mjeshtri i karikaturës, Bujar Kapexhiu, pas një periudhe të gjatë si karikaturist i rregullt në gazetën e shtypur MAPO, ka dhënë lajmin e hidhur se kjo gazetë nuk do të botohet më.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Kapexhiu ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë vlerësuar krijimtarinë e tij, si dhe ka bërë me dije se nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, do të vazhdojë aktivitetin dhe krijimtarinë e tij dhe të studios së tij artistike në mënyrë private.

Postimi i plotë:

Të nderuar e të respektuar miqtë e mi të Facebook-ut kudo që ndodheni, ju dërgoj përshëndetjet e mia për gjithçka që kemi komunikuar së bashku. Ky komunikim virtual ka qenë një kënaqësi e veçantë. Kemi shkëmbyer së bashku shumë ide dhe për këtë ju falënderoj të gjithëve, pa dallim.

Falënderoj të gjithë ata që i kanë pëlqyer dhe kanë shprehur fjalë të mira e inkurajuese për çdo krijim timin, por nuk mbaron këtu kontigjenti i falënderimeve, sepse kam rezervuar edhe një racion të bollshëm për të gjithë ata që nuk i kanë pëlqyer, apo kanë pasur vërejtje për karikatura të veçanta, ndoshta kanë shprehur dhe fjalë të rënda e jo etike.

Edhe ata janë miqtë e mi dhe i falënderoj sinqerisht, me gjithë zemër, për angazhimin e tyre. Edhe ata janë pjesë e veprës sime e, për të qenë më i saktë e i sinqertë deri në fund, kam mësuar prej tyre, edhe pse në çast të parë nuk kam qenë dakord, por me kalimin e kohës, larg nxehtësisë së parë të leximit, i kam mirëkuptuar dhe kam mësuar prej tyre. Këtë çast që po shkruaj më vjen keq që ju jap një lajm të trishtueshëm.

Gazeta MAPO nuk do të shihet më me lexuesin e saj. Lexuesi nuk do të prekë më letrën e faqeve të saj, ndoshta kjo mund të jetë e përkohshme. Lus Zotin të jetë kështu! Megjithatë, unë, për të mos humbur e për të mos u larguar nga të gjithë miqt e mi që kam pasur gjatë kësaj kohe e që mund të shtohen në vazhdimësi, do të vazhdoj bashkëpunimin me ju nëpërmjet karikaturës e zhanreve të tjera, si anekdota, shkrime humoristike, poezi humoristike e satirike për probleme të ndryshme, sidomos aktuale.

Me këtë rast ju informoj dhe për një hap të ri në komunikimin që mund të bëjmë së bashku. Nëpërmjet këtij Facebook-u personal studioja jonë artistike do të pranojë me kënaqësi e do të realizojë me cilësi çdo kërkesë të miqve tanë për karikatura miqësore të llojeve të ndryshme, për raste festash, dasma, datëlindje etj. etj. Edhe njëherë ju falënderoj për bashkëpunimin dhe ju çmoj si një ndihmë të rëndësishme e me shumë vlerë për jetën dhe krijimtarinë time. Faleminderit për gjithçka! Mbarësi kudo e kurdoherë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Mini-shengenin Ballkanik’/ Vuçiç vjen sot në Tiranë, Kosova REFZON ftesën, Rama: Po izolohet
Arrestohen tre persona me rrezikshmëri të lartë në Fier, u sekuestrohen dy pistoleta, thika dhe një makinë e blinduar Audi A8 (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.011270999908447
array(1) { ["section"]=> string(90) "mbyllja-e-gazetes-mapo-bujar-kapexhiu-lajm-i-trishtueshem-uroj-te-jete-e-perkohshme-189914" }