Mbyllja e konvikteve, Rezidenca Studentore e Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm: Regjistrimet aktuale janë të vlefshme, pagesa e nëntorit…

Publikuar tek: aktualitet, më 20:43 30-10-2020 Mbyllja e konvikteve, Rezidenca Studentore e Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm: Regjistrimet aktuale janë të vlefshme, pagesa e nëntorit… Konviktet ne QS

Asnjë student nuk duhet të shqetësohet për vendet e rezervuara në godinat e konvikteve në Tiranë, pas vendimit për zhvillimin e mësimit online gjatë muajit nëntor, për shkak të masave të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Drejtoria e Qytetit Studenti, dhe Rezidenca Studentore Universitare 2, përmes një njoftimi zyrtar, qetësojnë çdo student që ka kryer rezervimin për qëndrimin gjatë vitit akademik 2020-2021 në Qytetin Studenti dhe konviktet e Inxhinierisë dhe Mjekësisë, se me rihapjen e konvikteve të gjithë studentët e regjistruar do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara.

“Duke marrë shkas nga vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit në universite online gjatë muajit nëntor dhe mbylljen e konvikteve, ju njoftojmë se: Të gjitha regjistrimet aktuale në konviktet e Qytetit Studenti, për sezonin arsimor 2020 – 2021, do të jenë të vlefshme. Ky vendim nuk prek regjistrimet dhe si i tillë, asnjë prej tyre nuk do të anulohet. Me rihapjen e konvikteve, të gjithë studentët aktualë do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara,” thuhet në njoftimin publik.

Po ashtu, është vendosur që çdo pagesë e kryer për muajin nëntor, kur do të nisë edhe viti i ri akademik, do të mbartet për muajin dhjetor.

“Pagesa e tarifës për muajin nëntor, për ata studentë që nuk do ta marrin shërbimin, do të jetë e mbartur për muajin dhjetor,” thekson deklarata.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i trefishtë në Rinas, plagosen 6 persona, nisen me urgjencë drejt spitalit
Deputeti i PS, Anastas Angjeli infektohet me koronavirus »
Article Logic
Execution time: 0.011322021484375
array(1) { ["section"]=> string(142) "mbyllja-e-konvikteve-rezidenca-studentore-e-tiranes-jep-njoftimin-e-rendesishem-regjistrimet-aktuale-jane-te-vlefshme-pagesa-e-nentorit-225843" }