Mbyllja e Sheshit Shqiponja, PD: Tmerr i vërtetë për qytetarët që duan të hyjën apo të dalin nga Tirana

Publikuar tek: politike, më 09:27 26-10-2020 Mbyllja e Sheshit Shqiponja, PD: Tmerr i vërtetë për qytetarët që duan të hyjën apo të dalin nga Tirana Dorjan Teliti, PD

Partia Demokratike thotë se për qytetarët që duan të hyjnë apo të dalin nga Tirana, me mbylljen e Sheshit Shqiponja sot, fillon tmerri i vërtetë.

Dorjan Teliti nga PD, i kthehet dhe aferës së Unazës së re dhe shkruan se ajo u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para.

“Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut. Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania. 48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë.

Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare. Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos. Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para”, shkruan Teliti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-kryeministri Berisha publikon FOTON: Ja cila është maska e vetme që ju mbron nga Covid-19
Rama i ‘hyn me kokë’ fushatës, mbledh sërish shtabin elektoral në selinë e PS-së »
Article Logic
Execution time: 0.0096898078918457
array(1) { ["section"]=> string(108) "mbyllja-e-sheshit-shqiponja-pd-tmerr-i-vertete-per-qytetaret-qe-duan-te-hyjen-apo-te-dalin-nga-tirana-225163" }