Mbyllja e shkollave, reagon Basha: Rama dje tha se nuk ishin burim infektimi, e ka humbur kontrollin e pandemisë

Publikuar tek: politike, më 16:48 25-11-2020 Mbyllja e shkollave, reagon Basha: Rama dje tha se nuk ishin burim infektimi, e ka humbur kontrollin e pandemisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ministres Ogerta Manastirliu për mbylljen e pjesshme të shkollave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat, ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të tyre.

Më tej Basha shprehet se Rama e ka humbur kontrollin e pandemisë dhe nuk e ka idenë se çfarë do të bëjë.

"Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse "fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus". Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!" shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spiropali tallet me takimin e Metës: Like Dekorata paska mbledh Tit Vasilin dhe Tritan Shehun, do iu bashkohet edhe Sali Gërmadha e do këndojnë…
»
Article Logic
Execution time: 0.015692949295044
array(1) { ["section"]=> string(116) "mbyllja-e-shkollave-reagon-basha-rama-dje-tha-se-nuk-ishin-burim-infektimi-e-ka-humbur-kontrollin-e-pandemise-229098" }