Mbyllja e shkollës nga frika e koronavirusit, reagon ashpër Vasili: Pse rri Ministria e Arsimit si hu gardhi??

Publikuar tek: politike, më 00:01 24-02-2020 Mbyllja e shkollës nga frika e koronavirusit, reagon ashpër Vasili: Pse rri Ministria e Arsimit si hu gardhi?? Foto ilustruese

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili reagon ashpër pas vendimit të një shkolle private në Tiranë për mbylljen e dyerve për 2 javë pas frikës nga përhapja e koronavirusit.

Vasili thotë se mbyllja e shkollës është “përhapje paniku” ndërsa akuzon Ministrinë e Arsimit dhe task forcën e shëndetësisë për mosveprim dhe lejimin e mbylljes së shkollës private.

Shkolla në fjalë sqaronte se vendimi për pezullimin e mësimit nuk ishte marrë në bazë të ndonjë informacioni konfidencial, por “për t’i paraprirë situatës”.

Reagimi i Vasilit:

Përse mbyllet një shkollë private kur nuk ka asnjë rast me koronavirus dhe asnjë të dyshuar ??

Kjo është një perhapje paniku e trashë.

Ç'bën Task Forca e shëndetësisë si mundet të lejojë këtë ?

Po Ministria e Arsimit pse rri si hu gardhi??

Për Kryeministrin nuk po pyes fare se nuk ja vlen të harxhoj kohën!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065858364105225
array(1) { ["section"]=> string(113) "mbyllja-e-shkolles-nga-frika-e-koronavirusit-reagon-ashper-vasili-pse-rri-ministria-e-arsimit-si-hu-gardhi-196212" }