Disa ditë më parë në mediat pranë PD-së ka qarkulluar një dokument ku pretendohej se Komiteti i Ekspertëve i kishte kërkuar kryeministrit Edi Rama një mbyllje të përgjithshme në fundjavë.
Por në vendimin e sotëm Komiteti Teknik nuk e ka njoftuar një gjë të tillë. Madje e pyetur lidhur me këtë, kryetarja Mira Rakacolli tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar kurrë.
Ndërsa media që e publikoi këtë lajm të pavërtetë, tani sugjeron se “diçka tjetër fshihet pas kësaj historie”.
Pyetje: A është e vërtetë që keni rekomanduar mbylljen në fundjavë?
Rakacolli: Komiteti i Ekspertëve në asnjë moment nuk e ka shtruar këtë lloj alternative. Në asnjë moment. Në vendimin e sotëm nuk përmendëm as uljen e orarit të kufizimeve. Kjo masë nuk është diskutuar sepse për situatën ku jemi as nuk është e justifikuar.