Mbyllje pas orës 22:00, Eugena Tomini zbulon çfarë do ndodhë në zonën e Bllokut: Është epiqendër, po vlerësohet që të...

Publikuar tek: aktualitet, më 19:03 30-10-2020 Mbyllje pas orës 22:00, Eugena Tomini zbulon çfarë do ndodhë në zonën e Bllokut: Është epiqendër, po vlerësohet që të... Eugena Tomini

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dje prezantoi masat e reja anticovid-19, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve si dhe viktimave që po raportohen çdo 24 orë.

U propozua që për 1 muaj të mbyllen konviktet dhe universitetet dhe mësimi të zhvillohet online. Ndërkohë po vlerësohet dhe një mbyllje e zonës së bllokut pas orës 22:00.

Kështu tha sot shefja e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini. Në një intervistë për gazetarin Besart Jacaj, Tomini tha se janë shumë indikatorë që do të çojnë në këtë vendim.

"Realisht vlerësimi i sipërfaqeve gjeografike dhe grumbullimit të moshave të reja ka qenë në fokusin e specialistëve. Blloku është epiqendra ku jemi fokusuar ku grumbullimet janë shumë të mëdha. Popullata e grupmoshës 20-25 vjeç. Është i fokusuar në këtë grupmoshë. Grupmosha e re është shumë aktive gjatë këtyre orëve. Pavarësisht se pube-t janë të mbyllura, të rinjtë vijojnë që të mblidhen" - tha Tomini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari bën deklaratën ‘BOMBË’: Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë janë të djeshme, sot për 1 orë e gjysmë kanë dalë 5 trupa të pajetë
Trafikonte emigrantë klandestinë drejt vendeve të BE, arrestohet shoqëruesi shqiptar në Gjirokastër (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011405229568481
array(1) { ["section"]=> string(121) "mbyllje-pas-ores-22-00-eugena-tomini-zbulon-cfare-do-ndodhe-ne-zonen-e-bllokut-eshte-epiqender-po-vleresohet-qe-te-225831" }