“Mbyllni grevën dhe unë do jem aty”, Hajdari i përgjigjet Ramës në Twitter: Leri lojërat me bukën e fëmijëve dhe mirato VKM për pagat

Publikuar tek: politike, më 11:57 29-10-2020 “Mbyllni grevën dhe unë do jem aty”, Hajdari i përgjigjet Ramës në Twitter: Leri lojërat me bukën e fëmijëve dhe mirato VKM për pagat Rudina Hajdari / Edi Rama

Rudina Hajdari replikon me kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale, në postimin Rama i bëri thirrje naftëtarëve të Ballshit të ndërpresin grevën.

Hajdari i kërkon Ramës t’i “lerë lojërat politike”, dhe të miratojë vendimin për pagat e prapambetura të punonjësve. “Kallëzo përgjegjësit”, i shkruan Hajdari-Ramës.

Replika e plotë:

Rudina Hajdari: Je i vetmi KM në botë që do të negociosh pagën e mohuar nga ata që ti i shite si investitorë seriozë e që ikën me thesin plot me lekët e naftës dhe pagat e punonjësve. Mirato VKM sot për pagat, e kallzo përgjegjësit, leri lojrat politike me bukën e fëmijëve.

Edi Rama: Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

sdfswegfw34gt3g3g.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ik mos bëj dërr-dërr’, Myslim Murrizi përplaset ashpër me Sandër Lleshaj, i kthehet ministri: Mos ma trash zërin mua more, e di ti nga jam unë?! (DEBATI-VIDEO)
U takua më naftëtarët, Rudina Hajdari: Nuk ka akt me kriminal se sa të grabisësh bukën e fëmijëve, ëndrrat e tyre, fletoret e lapsat »
Article Logic
Execution time: 0.0083270072937012
array(1) { ["section"]=> string(136) "mbyllni-greven-dhe-une-do-jem-aty-hajdari-i-pergjigjet-rames-ne-twitter-leri-lojerat-me-buken-e-femijeve-dhe-mirato-vkm-per-pagat-225623" }