Një djalë 12 vjeçar me inicialet T.D ka humbur jetën në zonën e “plazhit të Vjetër” në Vlorë.
Vogëlushi shoqërohej nga nëna e tij por në një moment është futur anës bregut për t’u larë dhe siç raportohet, aty ka pirë shumë ujë. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë por për fat të keq 12 vjeçari ndërroi jetë në ambientet e spitalit.