MBYTET këtë mëngjes në lumin Drin një person, policia jep informacion

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 24-02-2018 MBYTET këtë mëngjes në lumin Drin një person, policia jep informacion

Mbytet një person në lumin Drin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa mësohet se viktima është shtetasi Sh. Ç., 71 vjeç banues në lagjen “Danjel Matlia” në Shkodër. Polumbarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga ujërat e lumit Drin.

MË SHUMË INFORMACION NGA POLICIA:

Me 24.02.2018 rreth orës 09:00 jemi njoftuar se në lumin Drin poshtë urës është gjetur një person i mbytur, i seksit mashkull.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Drin dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër,

Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç. 71 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje e pazakontë në Elbasan, 19-vjeçari kundërshton policin dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke i rrezikuar JETËN (EMRI- DETAJE)
Detaje rrënqethëse nga aksidenti i këtij mëngjesi, EDLIRA la pas dy DJEM të mitur, i shoqi merr lajmin e kobshëm në emigrim »
Article Logic
Execution time: 0.019627809524536
array(1) { ["section"]=> string(75) "mbytet-kete-mengjes-ne-lumin-drin-nje-person-policia-jep-informacion-111293" }