Mbytet në Siçili anija me 700 klandestinë në bord, BE mblidhet për tragjedinë

Publikuar tek: bota, më 08:38 19-04-2015 Mbytet në Siçili anija me 700 klandestinë në bord, BE mblidhet për tragjedinë

Një anije peshkimi që mbante rreth 700 emigrantë nga Afrika, është mbytur mbrëmjen e djeshme në afërsi të kanalit të Siçilisë, rreth 60 milje në veri të Libisë. Një anije mallrash ka mbërritur në vendin ku ka ndodhur tragjedia dhe ka mundur të shpëtojë 28 persona. Mediat italiane shkruajnë se ekziston mundësia që numri i viktimave mund të jetë rreth 700, për shkak se nuk dihet ende saktësisht se sa emigrantë ndodheshin në bordin e anijes. Një operacion masiv i Rojeve Bregdetare italiane ka nisur tashmë për tu ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në anije. Në rast se këto shifra konfirmohen atëherë kjo do jetë një prej tragjedive më të mëdhaja të ndodhura në Mesdhe.

Pas telefonatës që zhvilloi me kryeministrin italian Matteo Renzi, presidenti i Francës François Hollande ka lajmëruar se do të kërkojë mbledhje urgjente të ministrave të Brendshëm dhe atyre të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, për të diskutuar dhe për të marrë vendime për mënyrën se si do të veprohet për tu përballur me këtë tragjedi dhe me fluksin gjithnjë e në rritje të klandestinëve që udhëtojnë nga birgjet e Afrikës drejt kontinentit Europian.

Papa Françesk i ka bërë gjithashtu thirrje BE-së që të reagojë për tragjeditë që po ndodhin në Mesdhe, ndërsa kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtë të BE-së, Federica Mogherini është shprehur se ka ardhur koha që unioni të reagojë për atë se çka po ndodh në brigjet e Italisë dhe vendeve të tjera të Europës jugore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011223077774048
array(1) { ["section"]=> string(81) "mbytet-ne-sicili-anija-me-700-klandestine-ne-bord-be-mblidhet-per-tragjedine-9150" }