Një burrë ka humbur jetën teksa lahej në det.
Ngjarja ka ndodhur në Spille dhe mësohet se viktima është Xheladin Leçini, 65 vjeç nga fshati Gosë në Kavajë. 65-vjeçarit iu dha menjëherë ndihma dhe u dërgua në një spital privat por nuk mundi të mbijetonte. Mendohet se shkak për mbytjen e tij mund të jetë bërë një atak kardiak.