Mbytet varka e peshkimit në Rusi, 54 marinarë të vdekur dhe 15 të zhdukur

Publikuar tek: bota, më 14:55 02-04-2015 Mbytet varka e peshkimit në Rusi, 54 marinarë të vdekur dhe 15 të zhdukur

 

Një varkë peshkimi është zhytur në Rusi në ishullin Kamchatka dhe deri më tani konfirmohen 54 marinarë të vdekur.

 

Nga 132 njerëz në bordin e varkës së peshkimit Dalniy Vostok, 54 kanë humbur jetën, midis tyre edhe kapiteni, 15 njerëz raportohen të humbur, ndërsa 63 prej tyre janë shpëtuar. Nga ekuipazhi i varkës, 78 prej tyre ishin rusë, 42 ishin nga Myanmari, ndërsa pjesa tjetër ishin shtetas të Letonisë e Ukrainës.

 

Varka është mbytur në detin Okhotsk rreth orës 06:30 të mëngjesit. Viktor Klepikov, Kapiten i Qendrës Koordinuese të Shpëtimit Detar Petropavlovsk-Kamchatsky, shprehet se po punohet për gjetjen e 15 personave të humbur. Ende nuk dihet arsyeja e mbytjes së varkës, por mendohet se varka është përplasur në një pengesë.

 

Ndërkohë dyshohet që varka mund të ketë tejkaluar masën e lejueshme të ngarkesës. Shkak mund të jenë bashkuar edhe kushtet atmosferike të papërshtatshme pasi kishte borë, erë dhe valët shkonin deri në 3 metra. Ndërsa Ministria e Emergjencave në Rusi raporton që varka është përmbysur brenda 15 minutave.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010469913482666
array(1) { ["section"]=> string(77) "mbytet-varka-e-peshkimit-ne-rusi-54-marinare-te-vdekur-dhe-15-te-zhdukur-7650" }