Mbytet varka në Shkodër, humb jetën turisti, shpëton bashkëshortja

Publikuar tek: aktualitet, më 15:40 08-05-2015 Mbytet varka në Shkodër, humb jetën turisti, shpëton bashkëshortja Foto ilustruese

Një turist çek humbi jetën teksa lundronte bashkë me gruan e tij në lumin Kir, në Shkodër. 

Ngjarja ka ndodhur pranë komunës së Postribës. Ai ka qenë në një varkë me bashkëshorten, por kjo e fundit ka mundur që t’i shpëtojë mbytjes. Trupi i pajetë i turistit ende nuk është gjetur, ndërkohë polumbarët po punojnë për ta gjetur atë. Ndërsa, bashkëshortja e tij, e cila i ka shpëtuar mbytjes po merret në pyetje nga policia.

Ende nuk bëhet me dije nëse ka pasur dëmtime të varkës, apo rrethana të tjera kanë shkaktuar mbytjen e turistit.


Pas kësaj, reagoi Federeta Shqiptare e Rafting e cila u distancua nga kjo ngjarje pasi organizimi i aktiviteteve bëhet pa licencë. Sipas tyre, turistët nuk kanë qenë të pajisur me guidë profesionale kur varka është mbytur në lumin Kir. Federata ka shprehur ngushëllimet e saj për ngjarjen e turistëve çekë. Sipas tyre,  ky aktivitet duhet të organizohet nga kompanitë juridike duke kërkuar edhe bashkëpunimin e institucioneve përgjegjëse.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri gjerman De Maizire: Rekord azilkërkuesish nga Shqipëria, 4794 vetëm në prill
Përmbyset kamioni në Fier-Levan, 3 të plagosur rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.011444091796875
array(1) { ["section"]=> string(70) "mbytet-varka-ne-shkoder-humb-jeten-turisti-shpeton-bashkeshortja-10663" }