Mbyti italianen me qese, I RIU nga Fieri doli sot në gjykatë, ja dëshmia e gruas që e fundosi (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:47 19-03-2018 Mbyti italianen me qese, I RIU nga Fieri doli sot në gjykatë, ja dëshmia e gruas që e fundosi (VIDEO) Shqiptari Olgert Laska dhe viktima Rosa Maria Radicci

Shqiptari nga Fieri Ogert Laska, i cili është arrestuar për vrasjen e një të moshuare në Itali, doli sot para gjykatës.

Seanca gjyqësore u shoqërua me një situatë të tensionuar pasi djali i viktimës Rosa Maria Radiçi, ulëriti në sallën e gjyqit, duke e quajtur shqiptarin “vrasës, vrasës”.

Pasi Domenico Minafra nisi të ulërinte, punonjësit e gjykatës së Assizes e nxorën atë jashtë sallës, shkruan ‘Ansa’.

Në gjykatë dëshmoi dhe gruaja e fierakut, e cila teksa tregoi se çfarë ndodhi natën e 13 nëntorit të 2016, tha se burri i saj “kishte bërë diçka”.

NGJARJA
Siç raportuan edhe dy vite më parë mediat italiane, Ogert Laska mbyti me qese plastike 71-vjeçaren Rosa Maria Radiçi në një provincë të Barit. Fieraku Laska akuzohet se vrau të moshuarën mbrëmjen e 13 nëntorit në vilën e saj, ndërsa thuhet se akti u krye në shenjë hakmarrje ndaj djalit të 71-vjeçares, pasi ai e kishte pushuar nga puna. Ogert Laska punonte më parë në picerinë që ishte në pronësi të djalit të viktimës. E moshuara fillimisht ishte mbytur me duar dhe më pas me qese plastike në kokë.

Me poshte publikojme videon ku shihej itinerari i shqiptarit para dhe pas vrasjes së të moshuarës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Levan, plagosen tre gra (EMRAT)
Përkeqësimi i motit, ja ZONAT më problematike »
Article Logic
Execution time: 0.011343955993652
array(1) { ["section"]=> string(104) "mbyti-italianen-me-qese-i-riu-nga-fieri-doli-sot-ne-gjykate-ja-deshmia-e-gruas-qe-e-fundosi-video-113811" }