Sot, Gjykata e Landit në Regensburg, Gjermani i komunikuar dënimin me 9 vjet e tre muaj burg një shqiptari me shtetësi gjermane, shkruan tvaktuell.com.
46 -vjeçar është dënuar për veprën penale goditje vdekjeprurëse, pasi ka mbytur me fustan bashkëshorten e tij 37 vjeçare.
Vrasja ka ndodhur verën e kaluar, kur, gjatë një zënke në mes tyre, burri e ka marrë fustanin e saj dhe e ka mbytur. Gruaja ka gjetur vdekjen pas aktit makabër të bashkëshortit.
Në fillim të procesit, autori, tashmë i dënuar kishte bërë një pranim gjysmak të veprës. Sikur mbrojtësi i tij ashtu dhe prokuroria kishin kërkuar një ulje të dënimit. Por, trupi gjykues ka menduar ndryshe dhe i ka kominikuar atij një dënim relativisht të lartë.