Mbytja e të riut në Gjirin e Lalzit, Beqaj: Vonesa prej 25 minutash e ambulancës është e pranueshme

Publikuar tek: aktualitet, më 13:11 15-06-2015 Mbytja e të riut në Gjirin e Lalzit, Beqaj: Vonesa prej 25 minutash e ambulancës është e pranueshme

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë në përurimin e pikës së re të Qendrës Shëndetësore nr 4 në Tiranë, e cila i shërben 25 mijë banorëve të zonës së “Don Boskos”. Qendra e re do të funksionojë sipas orareve të Kujdesit Parësor, nga ora 08:00-20:00, dhe shërbimi do të financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.Beqaj shprehu vendosmërinë për angazhimin e Qeverisë për të shkuar drejt Mbulimit Universal të popullatës, duke ofruar Cilësi dhe Akses universal, për ta ofruar shërbimin më pranë qytetarëve.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me masat për sezonin turistik, për të mos patur më incidente, pas rastit të mbytjes së një të riu në Gjirin e Lalzit, ministri i Shëndetësisë deklaroi se qendrat shëndetësore  do të jenë të hapura në të gjithë vendin gjatë sezonit turistik

“Mospasja e incidenteve nuk është në dorën tonë. Ne jemi angazhuar që t’i përgjigjemi sa më shpejt incidenteve të mundshme, që praktikisht, eksperienca tregon që ndodhin. Janë operative të gjitha Qendrat Shëndetësore që kemi hapur për sezonin turistik, në Alpe dhe nga Velipoja e deri në Sarandë e Ksamil. Në rastin e djeshëm, autoambulanca është përgjigjur në vendin ku është kërkuar brenda një orari prej 25 minutash, që për distancën, territorin dhe trafikun, është një orar i pranueshëm. Megjithatë, duke filluar me rritjen e intensitetit të shërbimit gjatë sezonit turistik, në fundjavë, në qendrat me përqëndrim të madh ne do të vendosim autoambulanca që të jenë aty, në mënyrë që të evitohet koha e vajtjes deri në vend” , u shpreh  Beqja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tashmë test droge dhe alkooli për aplikuesit për patentë
Kokaina e zbuluar në anijen malazeze me destinacion Shqipërinë, prokuroria çon në gjykatë kolumbianin Triana »
Article Logic
Execution time: 0.012195110321045
array(1) { ["section"]=> string(103) "mbytja-e-te-riut-ne-gjirin-e-lalzit-beqaj-vonesa-prej-25-minutash-e-ambulances-eshte-e-pranueshme-13640" }