Gjykata dënon me masën “arrest me burg” Fatjon Kraneshtën, i cili u arrestua dy ditë më parë i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Suela Sulës në 2016.
Seanca gjyqësore është mbajtur sot, ndërkohë që në gjyq janë hapur dosjet e provave që e implikojnë Kraneshtën në krim.
Sipas Prokurorisë, Kraneshta i urdhëruar nga bashkëshorti i viktimës ka mbytur Suela Sulën me duar, ndërkohë që në lëkurën e viktimës janë gjetur gjurmë thonjsh nga autori.
Skenari ka qënë i ndërtuar në mënyrë profesioniste, ku burri ka dërguar bashkëshorten në mobilerinë që ato të dy zotëronin dhe kur është kthyer e ka gjetur këtë të fundit të vdekur.
Mësohet nga Prokuroria se viktima kishte përgjuar të shoqin ndërkohë që ky i fundit fliste në telefon me Fatjon Kraneshtën.
Në aparatin celular të Suela Sulës janë gjetur 5 regjistrime, në të cilat flitej për tradhëti dhe frikë se mos viktima i merrte pasurinë të shoqit.