McGregor kthehet me stil, vetëm 40 sekonda për të mposhtur Cerrone (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 11:12 19-01-2020 McGregor kthehet me stil, vetëm 40 sekonda për të mposhtur Cerrone (VIDEO)

Conor McGregor është rikthyer të ndeshet në oktagon.

Irlandezi 31-vjeçar ka zhvilluar një nga ndeshjet më spektakolare të karrierës së tij, ku i janë dashur vetëm 40 sekonda për të mposhtur kundërshtarin.

Në Las Vegas, me sallën e mbushur plot me njerëz kureshtarë për rikthimin e kampionit irlandez, ndeshja nuk pati shumë histori.

Ishte McGregor ai që në sekondat e para filloi të sulmonte, dhe i mjaftuan vetëm 40 sekonda që arbitri të mbyllte dhe të shpallte fitoren e ish-kampionit të UFC.

Irlandezi ishte tërhequr nga ky sport në tetor të vitit 2018, pas disfatës me kampionin absolut Khabib Nurmagomedov, por vendosi të rikthehet në mënyrë të papritur.

"Unë kam bërë histori sonte. Unë vendosa një rekord të ri.  Jam luftëtari i parë në historinë e UFC që siguroj fitoret me nokaut  në tre ndarje peshe, kështu që unë jam shumë krenar për këtë," tha McGregor.

Një ndeshje kthimi me Nurmagomedov është ajo që pritet më shumë nga fansat, me irlandezin që nuk e ka fshehur kurrë dëshirën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070970058441162
array(1) { ["section"]=> string(78) "mcgregor-kthehet-me-stil-vetem-40-sekonda-per-te-mposhtur-cerrone-video-192488" }