Më 11 maj ‘goditja përfundimtare’ për Ramën, reagon zv.kryeministri: Po fundin a e dini?

Publikuar tek: politike, më 09:19 10-05-2019 Më 11 maj ‘goditja përfundimtare’ për Ramën, reagon zv.kryeministri: Po fundin a e dini? Braçe

Nesër, më 11 maj, e shtunë, opozita do të zhvillojë protestën e rradhës kombëtare ku siç është artikuluar nga eksponentë të PD, do të vijë edhe fundi i qeverisjes Rama.

 

Mirëpo, për këtë ka reaguar zv.kryeministri Erion Braçe i cili thotë se opozita i ka bërë të gjitha, nga sulmi me armë të lehta e deri te ai me armë të rënda.

“Do e bëni prapë? Po fundin a e dini? Akoma s’keni vënë mend?’, pyet retorikisht Braçe ndërsa shton se pushteti nuk merret me dhunë.

Më tej zv.kryeministri artikulon një sërë akuzash ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha.

‘Je i njëjti Lylzim,
edhe i akuzuari nga prokuroria si shpërdorues epik i parave publike,
edhe ministri ushtarët e të cilit vranë në mes të Bulevardit’, shkruan Braçe.

REAGIMI I PLOTË I BRAÇES:

DO TA SHIHNI NE 11”! Po cdo shohim?!

Ceshte kjo “goditja perfundimtare”?!
Po si nuk e kupton qe 
i keni bere te gjitha, te gjitha;
Keni sulmuar me 
arme te lehta e te renda,
me tanke e antitanke,
keni hyre deri ne zyra,
televizion gjithashtu;
Po pastaj, e mbani mend?!
Firuat!
Do e beni prape?
Po fundin a e dini?
Akoma skeni vene mend?
NUK MERRET PUSHTETI ME DHUNE OOO LYLZIM!
Kurre!

A nuk e kupton qe cdo gje qe te besh, largohesh edhe me shume nga ai qe ke qellim unik:
PUSHTETIN!

Je i njejti Lylzim,
edhe i akuzuari nga prokuroria si shperdorues epik i parave publike,
edhe ministri ushtaret e te cilit vrane ne mes te Bulevardit;

#IPAGJYKUARI I PERJETSHEM!

VO: nje akuze e rende penale, 
nuk fshihet me mitingje partie,
po vetem me gjyq! Ai te tmerron!
Ai te ben te pabesueshem! Ai te ben qesharak!

Screenshot_1.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068299770355225
array(1) { ["section"]=> string(90) "me-11-maj-goditja-perfundimtare-per-ramen-reagon-zv-kryeministri-po-fundin-a-e-dini-163690" }