Me 150km/h dhe semafor të kuq në mes të Tiranës, pse Policia hesht për Stiverjan Dashin, 'kamikazin' me BMW mbi 100 mijë dollarë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:25 17-01-2021 Me 150km/h dhe semafor të kuq në mes të Tiranës, pse Policia hesht për Stiverjan Dashin, 'kamikazin' me BMW mbi 100 mijë dollarë Stiverjan Dashi dhe makina e tij e aksidentuar

Stiverjan Dashi, është i riu që udhëtonte me 150 km/h në mes të Tiranës, dhe u fut me semafor të kuq në kryqëzimin pas Kryeministrisë, te RTSH-ja, duke marrë para një mjet tjetër që lëvizte konform rregullave.

Fatmirësisht, nga përplasja e fuqishme që e shikoni dhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga newsbomb.al, nuk pati viktima, ndërsa i plagosur mbeti shoferi i mjetit tjetër tip Skoda. Fati ishte dhe me dy kalimtarë të rastit, të cilët po kalonin vijat e bardha.

Stiverjan Dashi drejtonte një mjet tip BMW Seria 7 (BMW 750Li), me shpejtësi mbi 150 km/h dhe sikur të mos mjaftonte kjo, u fut në semafor me të kuqe.

Por, dhe sot 3 ditë pas aksidentit, nga Policia nuk ka asnjë reagim për këtë aksident të frikshëm, që për pak sa nuk shkaktoi një bilanc tragjik. Madje, mund të thueht se ngjarja po tentohet të mbahet e fshehtë.

Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht kur medias i dëgohen njoftimie për ngjarjet nga më banalet, këtë herë nuk ka asnjë reagim nga Policia. Edhe pse mediat dhe televizionet prej tre ditësh pasqyrojnë këtë ngjarje, për “kamikazin” që bën jetë luksoze dhe nuk pyet as për shtetin, nuk ka asnjë njoftim.

Nuk dihet nëse ai është ndaluar nga Policia apo jo. Pamjet e aksidentit janë flagrante dhe janë kapur nga të gjitha kamerat e sigurisë në zonë, por dhe vetë kryeqëzimi monitorohet në çdo kohë me policë pasi ndodhet te Kryeministria.

VIDEO E AKSIDENTIT:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pastërtia e figurës dhe profesionalizmi, KPK rihap hetimin për gjyqtaren Marinela Osmani
Pa hajdutët që po vidhin dyqanin e celularëve, polici në Fier përleshet me autorët, në ikje ata e përplasin me makinë (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.011013031005859
array(1) { ["section"]=> string(131) "me-150km-h-dhe-semafor-te-kuq-ne-mes-te-tiranes-pse-policia-hesht-per-stiverjan-dashin-kamikazin-me-bmw-mbi-100-mije-dollare-235297" }